Koci jep detaje për veprimet e fundit të Speciales kundrejt pjesëtarëve të UÇK-së

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 20:00
Koci jep detaje për veprimet e fundit të Speciales kundrejt pjesëtarëve të UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka folur për veprimet e fundit të Speciales kundrejt pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve u janë konfiskuar telefonat. Për veprime të tilla të Prokurorisë Speciale shoqatat e dala nga lufta e OVL UÇK-së, të cilat kanë organizuar protestë para zyrës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Gjithashtu avokati Koci ka folur edhe për procesin gjyqësor në Hagë, kundrejt ish-krerëve të UÇK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas avokatit Arianit Koci, konfiskimi i telefonave, pa dashur të lëshohet në një analizë më të thellë, është një veprim procedural, që është edhe i paraparë me ligj, teksa shtoi se në fillim nuk është ditur se pse po i merrnin telefonat, por që në ndërkohë është kuptuar se kjo është bërë për shkak të, siç thuhet, pengimit në administratën e drejtësisë, që mund të kryhet përmes komunikimeve, mesazheve, etj.

“Lidhur me përgjimet e telefonave inteligjent, mund të themi se të gjitha telefonat janë të përgjueshme, por që, në rastin konkret, marrja e telefonave është bërë, ngase mungojnë resurset njerëzore dhe që këto mund të jenë prova rrethanore, që do të mund të shfrytëzohej si provë shtesë”, sqaroi avokati Koci

Ndërkaq për rastrin e komandant Remit, të cilit i është marrë telefoni, avokat Koci tha se ka qenë i interesuar të dijë bazën ligjore e marrjes së tij, në fillim si arrestim, pastaj konfiskimi i telefonit dhe lirimit të tij, e gjithë kjo brenda një kohe të shkurtë.

“Mirëpo, Prokuroria Speciale nuk ka vepruar njëjtë te të gjithë, duke mos u përfillur standardet e kriteret e njëjta, por që epilogu ka qenë i njëjtë”, nënvizoi avokati Koci, derisa shtoi se veprimi i Prokurorisë ka qenë i pakuptimtë, sa i përket masës, ngase ka qenë e papërshtatshme.

E lidhur me dëshminë e Fredi Abrahams-it, nga HRW, në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati Koci e vlerësoi si pozitive për ish- krerët e UÇK-së.

“Dëshmia e Fredit e ka zbehur punën e Prokurorisë. Sa ma shumë dëshmi të tilla, për ne është më mirë”, deklaroi Koci, teksa shtoi se sa ma shumë dëshmi si të Fredit, aq më shumë gabime bën Prokuroria.

Ndërkaq për fshehjen e dëshmitarëve, Koci vlerësoi se Prokuroria e konsideron se kjo bëhet për arsye të frikësimit të tyre.

“Epilogu me këto dëshmi, sigurisht që do të jetë i favorshëm për neve”, theksoi avokati Koci.

(Kosova Sot Online)