Lajçak jep detaje: Marrëveshja të implementohet deri në fund të vitit

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 20:15
Lajçak jep detaje: Marrëveshja të implementohet deri në fund të vitit

Procesi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të fillojë këtë vit, përndryshe mund të humbasin disa vite përpjekje, ka deklaruar përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Serbia dhe Kosova zhvilluan të enjten në Bruksel një raund të ri negociatash për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara, por nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se kjo mund të dëmtojë shpresat e tyre për anëtarësim në BE.

 

Në një intervistë për TASR, diplomati sllovak kujtoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve arriti një “pikë kthese” pasi të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër, ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

“Megjithatë, zbatimi i vërtetë i marrëveshjes nuk ka filluar në gjashtë muaj. Të dyja palët kanë një shkallë të madhe mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Ata thonë më jep atë që meritoj dhe pastaj do të bëj atë që është e nevojshme,” e përshkroi situatën Lajçak.

(Kosova Sot Online)