A mund të shkelë Vuçiç në Kosovë pa leje?

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 20:31
A mund të shkelë Vuçiç në Kosovë pa leje?

Vizita e paralajmëruar e Aleksandar Vuciq në Kosovë, nuk mund të ndodhë pa pasur leje nga institucionet e Kosovës, teksa vizita e tij vlerësohet se bëhet për të përçuar mesazhe politike, e për të provokuar institucionet kosovare.

Herën e fundit që shkeli në Kosovë, ishte viti 2018.

Por, Aleksandër Vuciqi tani sapo mbaroj një takim ku nuk u arrit asgjë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, ka shprehur ambicie që ta vizitoj shtetin që nuk e njeh.

Madje, ai tha se do të vij në Gaçanicë e Prishtinë.

(Kosova Sot Online)