Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Aktash

  • E.K /
  • 16 September 2023 - 10:30
Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Aktash

Kryetari i Prishtinës, ka njoftuar se në lagjen “Aktash”, po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësira publike për qytetarë, pëcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e gjithë hapësirave.

“Në lagjen “Aktash” po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)