Vajza rrah nënën e saj në Ferizaj
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një femër është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Viktima ka marrur tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 15.09.2023 – 02.:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)