Rukiqi e kritikon Qeverinë Kurti: Me hapa të sigurt drejt fundosjes

  • E.K /
  • 16 September 2023 - 14:29
Rukiqi e kritikon Qeverinë Kurti: Me hapa të sigurt drejt fundosjes

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti duke thënë se po shkon me hapa të sigurt drejt fundosjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rukiqi shton tutje se në të njëjtën periudhë (Prill- Qershor), ka rënie të eksporteve, prej – 10.7%.

Postimi i tij i plotë:

Me hapa te sigurte drejt fundosjes.

Grafikoni flet vet.

Periudha me trendin me negativ te rritjes ekonomike (perjashto fillimin e pandemise), eshte tremujori i dyte i ketij viti.

Ne te njejten periudhe (Prill- Qershor), kemi renie te eksporteve, prej – 10.7%.

Nuk mund te ishte ndryshe dhe per fatin e keq te vendit tone dhe qytetareve tone, do te behet edhe me keq. Kete e kemi paralajmeruar edhe me heret.

Keto trende negative ne ekonomi dhe perkeqesimi i tyre ne muajt ne vijim jane rezultat i nje Qeverie qe:
– Nuk ka bere asnje veprim konkret per zhvillim ekonomik.

– Na ka sjell sanksione dhe izolim. Situata me eksportet do te perkeqesohet edhe me shume, si pasoje e mosbesimit te krijuar ne tregjet nderkombetare, pas vendosjes se sanksioneve dhe paralajmerimit me masa tjera ndershkuese dhe kufizueses;

– Ka bllokuar mjetet e buxhetit (i ka marre peng taksat tona, duke mos e realizuar asnje investim kapital te rendesishem. 700 milione me pak investime nga paraja publike, efektin real ne ekonomi e kane pese (5) here me te madh.

– Ka menaxhuar ne menyre katastrofale situaten me rritjen e çmimeve ne 18 muajt e fundit, duke mos vepruar me asnje mase konkrete, psh ulje te TVSH-se per produktet baze, energjine elektrike, naften, etj. Per me shume, na ka ofruar energji elektrike me te shtrenjte, si pasoje e perfshirjes direkte te pushtetit (Martin Berishaj & Co), ne marreveshje me “mafine energjetike rajonale”.

– Linçon biznese, synon mbylljen e mediave dhe rrezikon fundamentet e demokracise dhe lirise se shprehjes.

(Kosova Sot Online)