Kurti darkë me baroneshën Ashton, diskutojnë për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale

  • E.K /
  • 16 September 2023 - 16:04
Kurti darkë me baroneshën Ashton, diskutojnë për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar mbrëmë një darkë për ish-baroneshën Ashton, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti njoftoi se me Ashton kanë folur për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale.

“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për ish Baroneshën Ashton të HR/VP të BE-së, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)