Ky është i riu që vdiq nga aksidenti në Podujevë

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 11:10
Ky është i riu që vdiq nga aksidenti në Podujevë

Sot i jepet lamtumira e fundit Qëndrim Boshnjakut, të riut që vdiq si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Sfeqël-Shajkovc të Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 18:00 në varrezat e lagjes Hyseni në Batllavë.

Në këtë vetaksident të rëndë që ndodhi mbrëmë, mbetën të vdekur dy persona, teksa u lëndua rëndë një tjetër.


(Kosova Sot Online)