Feraj: Opozita është në gjendje ta shes veriun për 'kthim në pushtet'

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 13:02
Feraj: Opozita është në gjendje ta shes veriun për 'kthim në pushtet'

Një bisedë për veriun e vendit,  e ka imagjinuar Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka akuzuar opozitën se është në gjendje ta shes veriun, për “kthim në pushtet”.

Postimin, Feraj e ka nisur duke pyetur se “sa është çmimi i veriut të Kosovës?”.

Për këtë pyetje, përgjigja e opozitës sipas imagjinatës së Ferajt, do të ishte: “kthimi ynë në pushtet + disa miliona euro/dollarë investime nga EU /SHBA. “Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?”, ka shkruar Feraj.

(Kosova Sot Online)