Abdixhiku: Struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 15:44
Abdixhiku: Struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

“Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, ka shkruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook ku njoftoi për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Të faleminderit Prishtinë  – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. ”, shkroi Abdixhku.

Ai tha se “e ardhmja është e ndritshme”.

“Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet.ldkzgjedh #rrugaere”, shkroi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)