Weber: Perëndimi dhe Bashkimi Europian është dashur ta arrjnë një marrëveshje për deeskalim në veri

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 17:30
Weber: Perëndimi dhe Bashkimi Europian është dashur ta arrjnë një marrëveshje për deeskalim në veri

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, thotë se Perëndimi dhe Bashkimi Europian është dashur t’i lënë anash marrëveshjet e mëparshme dhe ta arrjnë një marrëveshje për deeskalim të përhershëm në veri të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha në një intervistë për Tanjug se ajo marrëveshje do të duhej të përfshinte kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve të reja.

“Ajo marrëveshje, për mendimin tim, do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe këshilla komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u kthyer në polici dhe gjyqësor”, tha Weber.

Ai shtoi se në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo, sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për zgjedhje të reja.

(Kosova Sot Online)