Krasniqi: Qeveria Kurti është më e dobëta prej çlirimit të Kosovës

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 18:00
Krasniqi: Qeveria Kurti është më e dobëta prej çlirimit të Kosovës

Qeverinë Kurti si qeverinë më të rrezikshme që prej çlirimit të Kosovës, e ka cilësuar ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Ai ka thënë se kjo qeveri ka acaruar marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë duke rrezikuar kështu shtetësinë e Kosovës.

‘’Qeveria Kurti është qeveria më e dobët prej çlirimit të Kosovës. Unë qeverinë e PDK-së dhe LDK-së nuk i kam parë të rrezikshme pasi ato nuk i kanë acaru marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, nuk e kanë acaru integritetin territorial të Kosovës, nuk kanë bo veprime që e kanë rreziku Kosovën si shtet, e kanë dëmtu por jo me rreziku. Ndërsa veprimet e Qeverisë Kurti e rrezikojnë shtetësinë e Kosovës’’, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)