Ky është parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme në Kosovë

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 08:06
Ky është parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme në Kosovë

Java e tretë e shtatorit nisë me mot shumë të ngrohtë dhe kryesisht me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga dita e martë dhe mërkurë paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që mund të jenë më të shpërndara në vend ditën e mërkurë.

Nga dita e enjte sërish kthehet moti me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të formohet edhe mjegull.

18.09 – Në mëngjes nëpër ultësira mundësi për mjegull. Ditën shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

19.09 – Intervale me diell paradite. Ditën vransira të ndryshueshme, e pasdite mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

20.09 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite më vonë rrebeshe shiu dhe bubullima.

21.09 – Vransira të ulëta apo mjegull në mëngjes. Gjatë ditës kryesisht me diell.

22.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

Erërat në përgjithësi do të frynë nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie përreth vlerave mesatare.

(Kosova Sot Online)