Autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës, ofron mamografi falas

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 08:22
Autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës, ofron mamografi falas

Autobusi me ngjyrë rozë do të fillojë sot qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nisja bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te Neë Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.

(Kosova Sot Online)