Zhduket një burrë në Fushë Kosovë, doli nga shtëpia dhe që dy javë nuk dihet vendndodhja e tij

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 09:12
Zhduket një burrë në Fushë Kosovë, doli nga shtëpia dhe që dy javë nuk dihet vendndodhja e tij

Një person është zhdukur në Fushë Kosovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një grua ka raportuar se një person ka dalë nga shtëpia para dy javësh dhe më nuk e di vendndodhjen e tij.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR – Fushë Kosovë. Ankuesja femër kosovare me datën 17.09.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar para dy javësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.”

(Kosova Sot Online)