Albin Kurti nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Lajçak: Ai t’i japë llogari BE’së

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 11:22
Albin Kurti nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Lajçak: Ai t’i japë llogari BE’së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për takimin e 14 shtatorit në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai nga gazetarët u pyet nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut.

“Emisari evropian Lajçak natyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, parlamentit evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)