Situata në Veri, udhëzimi administrativ dhe largimi i policisë, ja çfarë thotë Kurti

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 11:45
Situata në Veri, udhëzimi administrativ dhe largimi i policisë,  ja çfarë thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian kundrejt Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti deklaroi se çështja e masave nuk është e lidhur me marrëveshjen bazike por me deeskalimin e situatës në Veri.

“Së pari çështja e masave dhe heqjes së tyre ka të bëjë kryekëput me deeskalimin e situatës në Veri, nuk ka të bëjë me marrëveshjen bazike. Ajo është proces i normalizimit të raporteve që e ka tekstin e dsakorduar në letër i cili duhet të shndërrohet në realitet të ri në terren, pra duhet zbatuar marrëveshja. Masat ne i kemi për shkak të përpjekjeve për destabilizim dhe dhunës në Veri të Ksoovës. Ne e kemi thënë qënë krye të herës që ne i dimë emrat dhe mbiemrat e atyre që e nxitën dhe e shkaktuan këtë dhunë. Dhuna nuk ishte anonime, impersonale, paçka se kishte njerëz me maska dhe fshiheshin perfundi kapelave. Deeskalimi në masë të konsiderueshme ka ndodhur, ka më shumë se 2 muaj që ska incidente serioze dhe protesta të dhunshme. Por ajo për cfarë duhet të jemi të kujdesshëm është mundësia e rieskalimit dhe adresa për këtë nuk është në Prishtinë por në Beograd, mbase jo vetëm në Beograd është edhe në atë hotelin Kapaonik në anën tjetër të kufirit, përtej komunës së Leposaviqit. Pra, deeskalimi, i cili tashmë ka ndodhur, do të duhej të ishte i mjaftueshëm që ta rimendonin heqjen e masave. Ndërkaq nënshkrimi i UA para pak ditësh nga ministri i MAPL’së, Elbert Krasniqi për sqarimin e nenit 72 për vetqeverisje lokale do të duhej që ta bënte të natyrshme, normale për heqjen e masave, meqenëse ekziston rruga e qartë dhe inkurajimi ynë institucional për zgjedhje të parakohshme në Veri. Pra ne e kemi bërë rrugën e qartë legalo-juridike-administrative që duhet ndjekur në mënyrë që të kemi sivjet zgjedhje të parakohshme në ato katër komuna. Me kaq, shto këtu zvoëlimin e policisë dy herë nga 25 për qind në dhe rreth ndërtesave në Veri. Padyshim që masat nuk kanë arsye të jenë më aty”, tha ai.

(Kosova Sot Online)