Kurti: Na duhen edhe SHBA edhe BE, por jo ndërmjetësim i tillë, i njëanshëm

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 11:49
Kurti: Na duhen edhe SHBA edhe BE, por jo ndërmjetësim i tillë, i njëanshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet se a do të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dështimit të takimit të 14 shkurtit në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi siç shprehet ai se na duhet edhe SHBA-ja dhe BE-ja, por duke thënë se nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë dhe i njëanshëm.

“Nuk ka të bëjë jo Amerika, jo Evropa, jo po shkojmë te ky, po shkojmë te ai. SHBA dhe BE janë bashkë në këtë process, ata e kanë lidhjen e fuqishme transantlantike në këtë proces. Nuk është synimi jonë të synojmë një superfuqi me tjetrën. Neve na duhen të dyja edhe SHBA edhe BE, por nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë i njëanshëm, aspak netural e korrekt, që shkon kundër marrëveshjen bazike sic ka ndodhur më atë të emisarit Lajçak tani” tha Kurti.

(Kosova Sot Online)