Raport alarmant i ASK-s: Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 12:34
Raport alarmant i ASK-s: Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, 150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por në këtë muaj nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 289 kurorëzime. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), transmeton "Kosova Sot Online".

“Në muajin korrik 2023 janë regjistruar gjithsej 1 289 kurorëzime , brenda dhe jashtë Kosovës. Kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në njoftimin e Agjencës së Statistikave të Kosovës.

(Kosova Sot Online )