Abdixhiku prezanton 50 projektet e para nga 100 gjithsej sa parasheh t’i ketë 'Rruga e Re'

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 13:52
Abdixhiku prezanton 50 projektet e para nga 100 gjithsej sa parasheh t’i ketë 'Rruga e Re'

50 projektet e para nga 100 gjithsejt sa parasheh t’i ketë programi qeverisës i quajtur “Rruga e Re”, i ka prezantuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndër zotimet kryesore të kësaj partie është buhxeti prej 4.5 miliardë eurosh në mandantin e parë qeverisës.

Lidhja Demokratike e Kosovës parasheh që vendi t’i ketë 2 mijë ushtarë më shumë deri në fund të mandatit.

LDK në programin e saj ka paraparë edhe ndërtimin e Centralit me Gaz që kap shumën e 500 milionë eurove.

Po ashtu parashihet edhe ndërtimi i Qendres së Re Spitalore në Prishtinë, e cila kushton 250 milionë euro.

Brenda programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parashihet edhe ndërtimi i Stadiumit Kombëtar në Prishtinë me vlerë 40 milionë euro.

Ndër të tjera përfshihen edhe:

– Unaza e kryeqytetit, 3500 milionë euro;

– Krijimi i linjës së gazit Shkup – Prishtinës – Mitrovicë’

– Sigurimi shëndetësor 3.5% + 3.5 % premiume, fondi 140 milionë euro;

– Programi kombëtar për foshnjat e sapolindur, 24 milionë euro në vit;

– Ndërtimi i lagjeve ushtarake, që kushton 50 milionë euro, e shumë projekte të tjera.

(Kosova Sot Online)