Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal kundër Veljko Odalloviqit

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 14:13
Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal kundër Veljko Odalloviqit

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kumnova ka shkruar se ai dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Tutje, Kumnova ka shkruar se Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre.

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)