Ramadani: Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 14:31
Ramadani: Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se një skandal do ta rrëzojë, emisarin të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani shkroi në Facebook se Lajçakut mund t’i dalë një “skandal”, pasi ai, sipas tij, “ka qenë vazhdimisht në lajthirje nga Beogradi”.

Tutje, ai ka shkruar se skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun

Skandali që mund t’i del Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini.

Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën.

(Kosova Sot Online)