"Të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit nuk mund ta errësojnë të vërtetën"

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 14:50

Lista Serbe, ka reaguar pas adresimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, duke thënë se Kurti po mban qëndrim anti-serb e po vepron kundër popullit serb në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lista Serbe ka thënë se Kurti nuk dëshiron që ta shtensionojë situatën, por t’i rrisë tensionet dhe ta kërcënojë paqen e brishtë.

“Një mori të pavërteta të thëna në Prishtinë nga Albin Kurti nuk mund ta fshehin karakterin anti-serb të regjimit të tij. Të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit nuk mund ta errësojnë të vërtetën për të cilën janë të vetëdijshëm të gjithë qytetarët tanë që vuajnë çdo ditë shtypjen e tij, dhe për atë që janë gjithnjë e më të vetëdijshëm nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, anëtarët e të cilit në terren vërejnë çdo ditë se Kurti po e flet një gjë dhe po e bën një tjetër. Ai flet për demokraci dhe shtet ligjor dhe zbaton autokracinë dhe nëpërkëmbjen e të gjitha akteve ligjore”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)