Haradinaj-Stublla: Lajçak po e prish dialogun Kosovë – Serbi

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 15:04
Haradinaj-Stublla: Lajçak po e prish dialogun Kosovë – Serbi

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka kritikuar qasjen e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“NJË HISTORI E SHKURTËR E DIALOGUT TË PAPARIM TË NDËRMJETËSUAR NGA BE: #Mogherini e prishi dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja nga një dialog për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një dialog për ndryshime kufijsh (lexo: ndarja e Kosovës). Në mënyrë të ngjashme, #Lajcak e prishi mandatin e BE-së nga një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një format dialogu të hapur, për një marrëveshje të ndërmjetme gojore/jodetyruese për zbatimin e njëanshëm të të ashtuquajturës “ASMM””, ka shkruar ajo në platformën sociale X.

Lajçaku këtë të hënë e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

(Kosova Sot Online)