Mjekë dhe ekspertë nga Turqia vijnë në Kosovë, do të kryejnë këto operacione dhe intervenime

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 15:10
Mjekë dhe ekspertë nga Turqia vijnë në Kosovë, do të kryejnë këto operacione dhe intervenime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ambasadori turk Tunç Angili dhe drejtori i SHSKUK’së, z.Elvir Azizi, sot kanë mirëpritur ekipin e mjekëve dhe ekspertëve nga Turqia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata gjatë javës do të kryejnë 16 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër.

Po ashtu, do të realizojnë 30 intervenime të tjera kardiologjike, përfshirë koronarografi dhe stentime dhe raste elektrofiziologjike

(Kosova Sot Online)