Shokuese: Babë e bijë vranë fëmijët që kishin së bashku

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 15:19
Shokuese: Babë e bijë vranë fëmijët që kishin së bashku

Një rast tronditëse është zbuluar së fundmi në Poloni ku një baba dhe vajza e tij janë arrestuar si autorët kryesor të dyshuar për vrasjen e tre foshnjave të lindura nga marrëdhënia e tyre intime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një polak 54-vjeçar dhe vajzën e tij 20-vjeçare, ku 54 vjeçari akuzohet se është akuzuar edhe për përdhunimin e vajzës së tij të dytë.

Sipas mediave mësohet se trupat e tre foshnjave të porsalindura u zbuluan në komunitetin Çerniki në bodrumin e shtëpisë së tyre dhe do t’i nënshtroheshin autopsisë.

Dy prej trupave të foshnjave ishin zbuluar vetëm disa ditë para arrestimit më 15 shtator, ndërsa trupi i tretë u zbulua pak kohë më vonë nga oficerët që kontrollonin një shtëpi në komunitet.

Mediat polake raportuan se një nga foshnjat kishte lindur tre javë më parë dhe vajza 20-vjeçare thuhet se është nënë e dy prej tre foshnjave.

Ndaj gruas me vendim të prokurorit është ngritur padi edhe për vrasje dhe inçest.

(Kosova Sot Online)