Woelk: Albin Kurti ka plotësisht të drejtë rreth deklarimeve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 15:50
Woelk: Albin Kurti ka plotësisht të drejtë rreth deklarimeve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka plotësisht të drejtë rreth deklarimeve të sotme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe dy ndërmjetësve të BE-së, ka shkruar sot në ‘Twitter’, Federica Woelk, Asistente e Akredituar e Parlamentit Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kryeministri Kurti ka plotësisht të drejtë. Në asnjë mënyrë kjo qasje ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të funksionojë. Nëse ndërmjetësit e BE-së nuk e njohin këtë, nuk mund të arrihet asnjë rrugë përpara”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.

Ajo ditë më parë në një intervistë, ka thënë se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe se dialogu me Serbinë për momentin vetëm po e favorizon Serbinë dhe nuk e merr parasysh situatën në terren.

(Kosova Sot Online)