Putin: Ekonomia ruse i ka rezistuar presionit perëndimor

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 19:02
Putin: Ekonomia ruse i ka rezistuar presionit perëndimor

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të hënën se ekonomia e Rusisë i ka rezistuar presionit të jashtëm të paprecedentë nga Perëndimi. Lideri rus e përshkroi situatën ekonomike në vend si të qëndrueshme dhe të ekuilibruar ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në përgjithësi, mund të themi se faza e rimëkëmbjes së ekonomisë ruse ka përfunduar. Ne i kemi përballuar presionit të jashtëm absolutisht të paprecedentë, sulmeve të sanksioneve të disa elitave qeverisëse në të ashtuquajturin bllokun perëndimor, disa elitave qeverisëse në vende individuale që ne i quajmë jomiqësore.”, u shpreh Putin.

Putin zbuloi më tej se të ardhurat buxhetore të naftës dhe gazit në Korrik-Gusht pothuajse u rikuperuan në nivelet e vitit të kaluar dhe vazhduan të rriteshin në mënyrë aktive.

Kohët e fundit, Putin denoncoi fushatën e sanksioneve të Perëndimit në një samit ekonomik të mbajtur në Afrikën e Jugut. Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës, duke synuar oligarkët, duke vendosur një kufi çmimi për naftën, duke ndaluar importet e naftës dhe arit rus, duke synuar pajisjet ushtarake dhe kufizuar eksportet e teknologjisë kryesore që ‘ushqejnë’ makinën e konsumit.

(Kosova Sot Online)