Tërmkolli: Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti i ka shkuar ne favor Serbisë

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 22:20
Tërmkolli: Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti i ka shkuar ne favor Serbisë

Ish-deputetja  Melihate Tërmkolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si opozitë, por edhe tash si pushtet i ka shkuar në favor Serbisë.

”Vetëvendosja sa ka qenë në opozitë i ka shku përshtati Serbisë, krejt çfarë po bën tash po i shkon përshtati Serbisë”, ka thënë Tërmkolli..

Më pas Gashi i ka kërkuar argumenti për këtë pretendim.

Si argument, Tërmkolli ka thënë se “LVV-ja ka mohuar shtetin dhe simbolet e Kosovës”.

Madje ajo ka pretenduar se “LVV-ja rrallë ka votuar ndryshe prej Listës Serbe.

”Vetëvendosja nuk e ka pranu këtë shtet, as simbolet. I ka shku përshtati Serbisë si opozitë. A e dini që shumë rrallë ka ndodhur që grupi parlamentar i LVV-së me votu ndryshe prej Listës Serbe”, ka thënë Tërmkolli.

Pas kësaj, Gashi i tha asaj se ka respekt për të sepse e thotë mendimin ashtu siç e mendon.

”Unë kam respekt për ju sepse atë që e mendoni e thoni, sepse ka njerëz që e mendojnë por nuk e thonë publikisht”, ka thënë Gashi.

Më pas, Gashi ka vazhduar duke thënë se ka dallim mes Listës Serbe e LVV-së, pasi Lista Serbe ka kërkuar bashkim të Kosovës me Serbinë, ndërkaq LVV-ja e Albin Kurtit ka kërkuar bashkim me Shqipërinë. 

(Kosova Sot Online)