Ramabaja: AAK do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun zgjedhor

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 22:38
Ramabaja: AAK do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun zgjedhor

Derisa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në rast se mbahen zgjedhjet e parakohshme “opozita mund të zhduket”, analisti Sadri Ramabaja  konsideron se AAK do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun zgjedhor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Besoj se do të lexohet mirë, sidomos nga këshilltarët politikë të opozitës sepse është shumë serioze. Opozita sidomos AAK-ja do ta ketë vështirë ta kalojë pragun, prandaj kemi rrudhje të opozitës. Gjitha anketat që i kam pa unë, është ndërrim i pozicionit PDK-LDK, asgjë tjetër. Pa diferencim nga e kaluara është vështirë të krijohet një opinion tjetër”, u shpreh ai pasi dëgjoi deklaratën e Kurtit.

(Kosova Sot Online)