Suharekë: Vdes një person, u rrokullis me traktor

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 09:36
 Suharekë: Vdes një person, u rrokullis me traktor

Një person ka vdekur në Suharekë, pasi u rrokullis me traktor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.

“Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)