Moti sot me vranësira e intervale me diell në Kosovë

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 09:47
Moti sot me vranësira e intervale me diell në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot në Kosovë do të jetë me vranësira dhe intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende – vende të sjellin shi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)