Policia deklarohet për rastin e rrahjes së 3-vjeçarit nga edukatoret në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 10:40
Policia deklarohet për rastin e rrahjes së 3-vjeçarit nga edukatoret në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar në koordinim me Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale, janë duke e trajtuar rastin e 3-vjeçarit, i cili dyshohet se është rrahur në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë nga edukatoret e këtij institucioni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera deri në përfundimin e fazës fillestare të hetimit.

“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë ajo.

Qytetari, Fatos Geci, deklaron se nipi i tij 3-vjeç është rrahur brutalisht nga mësueset në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

(Kosova Sot Online)