Nagavci paralajmëron masa ndaj institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”: E dënoj ashpër dhunën

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 10:53
Nagavci paralajmëron masa ndaj institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”: E dënoj ashpër dhunën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar dhe është shprehur e sheqtësuar pas publikimit të pamjeve nga një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë, ku shihet duke u rrahur një tre vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nagavci tha se e dënon ashpër dhunën në këtë institucion parashkollor, teksa kërkoi dënimin e merituar ndaj personave që kanë ushtruar dhunë.

Ajo konfirmoi se inspektori i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe paralajmëroi ndërmarrje të masvae të menjëhershme.

(Kosova Sot Online)