
Haxhiu dënon dhunën ndaj 3-vjeçarit në çerdhe në Fushë Kosovë: Organet e drejtësisë po e trajtojnë rastin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e 3-vjeçarit në Fushë Kosovë ndaj të cilit po dyshohet se edukatoret ushtruan dhunë ndaj tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Haxhiu ka thënë se rasti i tillë është i dënueshëm dhe nuk do të tolerohet, dhe ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale e Komunës së Fushë Kosovës të ofrojnë shërbim për 3-vjeçarin dhe familjen e tij.
Tutje Ministrja ka thënë se Komunat duhet të vetëdijësohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi e sidomos ato sociale.
Po ashtu, Haxhiu ka shkruar se Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat - përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes!
(Kosova Sot Online)