Përparim Rama zbulon planin për rrugën që e mbylli për qarkullim e parkim të veturave

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 11:59
Përparim Rama zbulon planin për rrugën që e mbylli për qarkullim e parkim të veturave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar planin për rrugën “Rexhep Luci”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se me mbylljen e kësaj rruge për qarkullimin e parkimin e veturave, synimi ishte që të promovohet mjedisi dhe që të sigurohen sa më shumë hapësira të gjelbra dhe hapësira për këmbësorët.

Rama ka shkruar se ky ndryshim do të sjell rritje e sigurisë për këmbësorët, duke shtuar see mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut.

(Kosova Sot Online)