Presidentja Osmani në pritjen e organizuar nga Scholz, publikon foto nga takimi me të

  • S.A /
  • 19 September 2023 - 12:09
Presidentja Osmani në pritjen e organizuar nga Scholz, publikon foto nga takimi me të

 

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB,transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.

Tutje, Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/853818949435979?ref=embed_post

(Kosova Sot Online )