Avokati tregon traumat e tre vjeçarit që u keqtrajtua në çerdhen në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 13:19
Avokati tregon traumat e tre vjeçarit që u keqtrajtua në çerdhen në Fushë Kosovë

Nëna e Lisit, fëmijës tre vjeçar ndaj të cilit është ushtruar dhunë në kopshtin “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovëka thënë se është e stresuar emocionalisht dhe se ka dhënë një deklaratë në polici lidhur me rastin, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Jam mami i Lisit, sapo e përfundova deklaratën time ne polici, jam shume e stresuar emocionalisht. Drejtësia vlen.”, tha Fitore Geci, nëna e Lisit.

Ndërsa, avokati është shprehur se Prokuroria duhet të veprojë sipas preocedurave në fuqi dhe ka njoftuar se edukatoret e përfshira në rast janë marrë në intervistë nga policia.

Në anën tjetër, avokati Nasuf Hasani ka thënë para mediave se rasti do të duhej të raportohej nga kopshti dhe jo nga familjarët. Ai gjithashtu po pretendon se fëmija ka trauma nga kopshti.

“Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe”, ka thënë avokati.

“Hera e parë ka qenë dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket çerdhes është e pa mundur të vendosin me dërgua në kopsht. Kur të qetësohet situata, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka. Nuk kanë qenë veprimet e duhura që të izolohet fëmija nga bashkëmoshataret e tij. Edhe gjatë natës siç thekson nëna është me traumën, zgjohet natën, nuk do me ja rikujtua muhabetet që i kanë pasur rreth kopshti. Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Konsideroj që sipas punëtoreve secila tashmë e ka të detyrueshme që ti nënshtrohet një trajtimi psikologjik për fëmijë sepse është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe jo vetëm fëmija por edhe gjithë rrethi familjarë”, tha avokati.