Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”: Kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 13:26
Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”: Kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi

Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”, Bajram Zogiani, ka thënë se rasti nuk është siç shihet por që është hiperbolizuar siç shprehet ai nga mediet e prindërit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zogiani mohoi akuzat për keqtrajtim, teksa tha se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediet e më pastaj nga prindërit”.

“Ajo është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që mos të dalë nga objekti pasi që ai është në adaptim një mujor, është që 15 ditë i vendosur në çerdhe dhe nuk po e përballon vendosjen në çerdhe. Nuk ka qenë tërheqje zvarrë, vetëm një ndalesë. Vendimi nuk dihet ende, pritet. Nuk janë as ndaluar as të arrestuar, pritet përgjigjja nga Prokurori”.

(Kosova Sot Online)