Edukatorja e mbulon kokën me çantë pas intervistimit, nuk dëshiron të identifikohet

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 13:41
Edukatorja e mbulon kokën me çantë pas intervistimit, nuk dëshiron të identifikohet

Njëra prej të dyshuarave për keqtrajtim të 3 vjeçarit në çerdhen “Gëzimi ynë”, në Fushë-Kosovë, ka dalë nga stacioni policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke dashur t’u ikë mediave, ajo ka vendosur çantën si mburojë për të mos u identifikuar.

Një trevjeçar dyshohet se është rrahur e tërhequr zvarrë në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë.

Për këtë rast Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në këtë institucion parashkollor shtetëror.

(Kosova Sot Online)