Mbretëria e Bashkuar i bashkohet thirrjes së BE-së: Të fillojë pa vonesë puna për Asociacionin

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 13:56
Mbretëria e Bashkuar i bashkohet thirrjes së BE-së: Të fillojë pa vonesë puna për Asociacionin

Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar gjithashtu thirrjes së Bashkimit Europian që Kosova dhe Serbia të angazhohen në gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e sotme të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi, ndër tjerash, që të fillojë pa vonesë pouna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në “X”.

(Kosova Sot Online)