Nagavci: 95% e atyre që kanë aplikuar për tekste shkollore u janë realizuar pagesat

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 13:57
Nagavci: 95% e atyre që kanë aplikuar për tekste shkollore u janë realizuar pagesat

Rreth 95 për qind e atyre që kanë aplikuar për subvencionim për tekste shkollore u janë realizuar pagesat, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, deri më tani nuk kanë pasur asnjë raportim nga komunat për mungesë të librave nëpër klasa. Ajo ka thënë se ky vit ka qenë sfidues duke marr parasysh se kjo metodë është diçka e re, por që sipas saj, viti i ardhshëm do të jetë çdo gjë më mirë.

“Kemi statistika, diku 95 për qind e të gjithë atyre që kanë aplikuar që janë mbi 170 mijë janë realizuar pagesat tashmë. Nga komunat nuk kemi as një raportim për mungesë në klasa. Nga vizitat që po vazhdojnë nga zyrtarët e arsimit dhe të inspektorëve që janë vizita në shkolla në teren është raportuar, po i referohem javës së kaluar, që gjendja ka qenë relativisht mirë. Ka dalluar përqindja prej shkollës në shkollë. Por e përsërisë, zyrtarisht nga komunat  të cilat janë të obliguar që të njoftojnë nuk kemi ndonjë njoftim për mungesa”, tha ajo.

Ajo duke folura për pajisjen me libra për nxënësit nga klasa gjashtë deri në të nëntën, të cilët pajisjen me libra të përdorur më herët nga nxënësit, tha se ka pasur bashkëpunime nga shkolla me shkollë që të sigurohen librat.

Nagavci tha se praktikat që në shkolla të ketë librat të cilat digjen, humben, ka përfunduar një herë e përgjithmonë.

“Në bazë të statistikave që i kemi për numrin e nxënësve nga viti në vit, statistikat të raportuar nga komunat nuk është se ka rritje të theksuar të numrit të fëmijëve. Është e vërtet që mund të ketë ndonjë klasa apo shkollë që ka një numër më të madh se klasa tjetër. Për këtë arsye drejtorit komunale të arsimit kanë qenë të njoftuara me kohë që të sigurohen që për secilin nxënës ti kenë tekste në shkollë. Nga shkolla në shkollë ka pasur bashkëpunim që të sigurohen tekstet për të gjitha nxënësit”.

“Unë jam informuar për një rast në shkollën ‘Naim Frasheri’ ku një klasë nuk është pajisur, po flas diku para 10 ditëve dhe jemi interesuar dhe janë marr veprimet që të mos ju mohohet kjo e drejtë. Praktika që në shkollat tona të ketë librat të cilat digjen, humben, për të cilat nuk kanë as pak as përgjegjësi e as respekt ndaj librit, ka përfunduar një herë e përgjithmonë. E di që ky vit mund të ketë qenë pak sa sfidues si gjithçka e re që fillohet por jam e bindur që do të reflektoj në fund si një veprim i duhur dhe se edhe në vitin e ardhshëm gjithçka do të jetë më mirë se sa sot”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)