Pas bisedimeve të pasuksesshme në Bruksel, Lajçak sot do të takohet me Vuçiqin në New York

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 15:27
Pas bisedimeve të pasuksesshme në Bruksel, Lajçak sot do të takohet me Vuçiqin në New York

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi do ta takojë në New York presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.

Takimi Lajçak-Vuçiq do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.

(Kosova Sot Online)