Kurti e takon ambasadorin finlandez Matti Nissinen

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 17:34
Kurti e takon ambasadorin finlandez Matti Nissinen

Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, kryeministri Albin Kurti e ka takuar sot në Qeveri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se aty “u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër”.

“Zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar Nissinen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Republikën e Kosovës.


(Kosova Sot Online)