Popullsia në këtë vend: Një në 10 njerëz më i moshuar se 80 vjeç

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 19:10
Popullsia në këtë vend: Një në 10 njerëz më i moshuar se 80 vjeç

Për herë të parë ndonjëherë, më shumë se një në 10 njerëz në Japoni janë tani 80 vjeç e lart, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dhënat kombëtare tregojnë gjithashtu se 29.1% e popullsisë 125 milionëshe është e moshës 65 vjeç e lart gjë që shënon rekord.

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, e matur me përqindjen e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart, thonë Kombet e Bashkuara.

Ky raport qëndron në 24.5% në Itali dhe 23.6% në Finlandë, të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në Japoni, ata të moshës mbi 65 vjeç përbëjnë 34.8% të popullsisë deri në vitin 2040, sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore.

Kryeministri Fumio Kishida tha në janar se vendi i tij është në prag të pamundësisë për të funksionuar si shoqëri për shkak të rënies së lindshmërisë.

Megjithatë, autoritetet mbeten në mëdyshje për pranimin e punëtorëve migrantë si një zgjidhje për rënien e lindshmërisë.

Vende të tjera në Azi po përballen me sfida të ngjashme demografike.

Vitin e kaluar, popullsia e Kinës ra për herë të parë që nga viti 1961, ndërsa Koreja e Jugut ka raportuar shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë.

(Kosova Sot Online)