Ristuccia: Situata e sigurisë në Kosovë është 'shumë e paqëndrueshme'

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 19:21
Ristuccia: Situata e sigurisë në Kosovë është 'shumë e paqëndrueshme'

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ristuccia, ka thënë të martën se gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë, duhet të bëhet në koordinim me këtë mision, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për media në Beograd, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse duhet kërkuar leja e KFOR-it kur është fjala për dërgimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Ristuccia ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është “shumë e paqëndrueshme” dhe që gjendja mund të përshkallëzohet shpejt.

(Kosova Sot Online)