Guterres kërkon reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Bota ka ndryshuar, institucionet tona jo

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 20:20
Guterres kërkon reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Bota ka ndryshuar, institucionet tona jo

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ka kërkuar liderëve botërorë të reformojnë institucionet shumëpalëshe, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe arkitekturën financiare ndërkombëtare bazuar në realitetet aktuale ekonomike dhe politike ndërsa Asambleja e Përgjithshme hapi sesionin e saj të 78-të.

“Qeverisja globale ka ngecur në kohë. Mos shikoni më larg se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe sistemi i Bretton Woods. Ato pasqyrojnë realitetet politike dhe ekonomike të vitit 1945. Bota ka ndryshuar. Institucionet tona nuk kanë ndryshuar. Ne nuk mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive problemet siç janë nëse institucionet nuk e pasqyrojnë botën ashtu siç është,” tha ai në mbledhjen më të madhe diplomatike në botë në selinë.

(Kosova Sot Online)