Haradinaj: Albin Kurti është rrezitur me Lajçakun në Greqi

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 22:05
Haradinaj: Albin Kurti është rrezitur me Lajçakun në Greqi

Opozita po i kërkon kryeministrit Albin Kurti që të mos largohet nga Perëndimi si dhe të ulet urgjentisht me amerikanët, ka deklaruar ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haradinaj deklaroi se kryeministri Kurti është rrezitur në Greqi me Lajçakun, ndërsa me Edi Ramën sipas tij shkon “gjak e lak”.

“Nuk mundet me kanë ma mik i mirë Greqia sesa Shqipëria, z.Kurti është rrezitë me Lajçakun në Greqi, ndërsa me kryeministrin Edi Rama, gjak e lak shkojnë. As për së afërmi nuk janë qysh duhet me kanë, edhe ne kemi pas përplasje kur ka qenë ideja për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve, por pa kompromis jemi konë”, tha ai

“Nuk duhet me mbajt huj me kryeministrin e Shqipërisë”, tha ai.

“Sepse kur ishte Kosova në krizë, ishte kryeministri i Shqipërisë që i liroi policët e kidnapuar”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)