Abdixhiku: Nuk kam dashur që programet politike t’i bëjmë 1 javë para fushatës

  • A P /
  • 19 September 2023 - 22:20
Abdixhiku: Nuk kam dashur që programet politike t’i  bëjmë 1 javë para fushatës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka dashur që ky program të bëhet një javë para fushatës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se ky program është bërë shumë më herët, në mënyrë që LDK si parti në pushtet t’i ketë gjerat konkrete, se çka dhe si duhet të veprojnë

“Nuk kam dashur që programet politike t’i  bëjmë 1 javë para fushatës. Kam dashur që ky program të ndërtohet me kohën në komunikim. Të jetë mirë i menduar, që ditën e parë të qeverisë, mos t’i mendojmë gjërat. Por ministrat  t’i dinë punët që i kanë”, është shprehur Abdixhiku.

Abdixhiku ka kërkuar që debati publik të orientohet në këto projekte.

“Jemi ngufatur në çështjet e të shkuarës”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se programi “Rruga e Re” do të prezantohet në detaje, në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit, ka deklaruar Abdixhiku 

(Kosova Sot Online)