Abdixhiku: Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Istog normalisht që nuk ka ambicie

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 22:32
Abdixhiku: Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Istog normalisht që nuk ka ambicie

Duke folur për 100 projektet e “Rrugës së Re”, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se në këto projekte kanë punuar shumë ekspertë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, ambicia është reduktuar aq shumë sa projekti i LDK-së duket i pabëshëm.

 

“Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Saradran (Istog), normalisht që nuk ka ambicie për projekte të mëdha. Programi jonë është i bëshëm, populli i Kosovës duhet të rritë ambiciet jo të kënaqet me një rruge për 3 vite”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Kosova ka bërë një hap të pamatur duke sulmuar ndërmjetësuesit.

“Kjo Qeveri është euforike, e nervozuar shumë. Kosova duhet të shpëtohet nga ky kurth populist. Ne kemi pasur mbështetje blanko në përballje me Serbinë nga ShBA. Me këtë Qeveri se kemi”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)